Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kanë bërë thirrje për të rinjtë që të aplikojnë në konkursin për pranimin e 44 kadetëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, kadetët do të kenë mundësi shkollimi ushtarak në Kosovë dhe në disa akademi ushtarake në rajon e më gjerë, ndërsa aplikimi është i hapur deri më 15 qershor 2026.




