Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur pjesërisht në favor të ish-deputetit të PDK-së, Ferat Shala, në një rast civil për shpifje ndaj Avni Zogianit, lidhur me një postim në Facebook të publikuar në dhjetor 2023.
Sipas aktgjykimit, Zogiani obligohet t’i paguajë Shalës 2,000 euro dëm jomaterial, si dhe 270.40 euro shpenzime të procedurës gjyqësore.
Rasti lidhet me një postim të Zogianit ku ishte përmendur, ndër të tjera, “monopoli i një pjese të familjes së Ferat Shalës në sektorin publik”, në kontekst të Ligjit për Fondin Sovran.
Gjykata ka vlerësuar se padia është pjesërisht e bazuar dhe ka urdhëruar gjithashtu fshirjen e postimit nga rrjeti social Facebook.




