Këngëtari Blero dhe partnerja e tij Eronita janë bërë prindër të një djali, duke sjellë gëzim në familjen e tyre.
Lajmin e ka ndarë edhe vajza e këngëtarit, Tara, e cila është bërë sërish motër e madhe.
Ajo ka publikuar një imazh të ëmbël të foshnjës, së bashku me një dedikim emocional që ka prekur ndjekësit.
“Mirësevjen në botë, vëllaçko i vogël. Je i dashur që tani më shumë nga sa do ta kuptosh ndonjëherë. Mezi pres të të mbroj, të qesh me ty dhe të të shoh duke u rritur. Të dua pafundësisht”, ka shkruar Tara.




