Këngëtari Besnik Qaka dhe vajza e tij, Una, kanë publikuar në TikTok një interpretim të këngës së Michael Jackson, “Human Nature”, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Una është shfaqur e veshur si “Mbreti i Popit” dhe ka imituar me saktësi lëvizjet ikonike të Michael Jackson, duke krijuar një performancë të veçantë krah të atit.
Dyshja babë e bijë vazhdojnë të tërheqin vëmendje me performancat e tyre muzikore dhe kiminë në skenë.




