Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se në kuadër të samitit “Zgjidh Francën” janë siguruar 93 miliardë euro investime të huaja, që pritet të krijojnë mbi 15 mijë vende pune.
Sipas tij, janë dakorduar gjithsej 71 projekte investimi në Francë, me fokus në teknologji, industri dhe infrastrukturë digjitale.
Autoritetet franceze e kanë vlerësuar këtë si një nga paketat më të mëdha të investimeve të huaja në vend.




