Dridhja e syrit është një dukuri e zakonshme që prek shumë njerëz dhe zakonisht lidhet me stresin, lodhjen ose konsumimin e tepërt të kafeinës.
Tiku nervor mund të zgjasë vetëm disa sekonda, por në disa raste mund të vazhdojë për javë apo muaj. Ekspertët rekomandojnë reduktimin e stresit, pushim më të mirë dhe kufizimin e kafesë për të lehtësuar simptomat.
Ndër shkaktarët e tjerë përfshihen mungesa e magnezit, tharja e syve, alergjitë dhe problemet me gjumin.
Nëse dridhja vazhdon për një kohë të gjatë, këshillohet konsultimi me një mjek specialist.




