Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve muskulore.
Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se lojtari nuk është në gjendje optimale fizike pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa javë.
Si pasojë, Ismajli do të mungojë në dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 qershor.




