Kombëtarja A e Kosovës në futboll për vajza ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës.
Me fokus dhe motivim të lartë, “Dardanet” zhvilluan seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.
Kosova më 5 qershor në Prishtinë do të përballet me Kroacinë, ndërsa ndeshjen e fundit të këtij cikli do ta zhvillojë në udhëtim ndaj Gjibraltarit.
Vajzat e Kosovës synojnë paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive për ta përmbyllur me sukses këtë fazë të kualifikimeve.




