Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave LGBTIQ+ është një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të të drejtave të njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Ai ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për avancimin dhe mbështetjen e këtyre të drejtave.




