Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur takim koordinues për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të votës.
Në takim u theksua se janë caktuar ekipe kujdestare për trajtimin e çdo parregullsie dhe se janë duke u verifikuar disa raste të fotografimit dhe publikimit të votës nga qytetarë, kryesisht nga diaspora.
Institucionet paralajmëruan se këto veprime do të trajtohen sipas ligjit dhe bënë thirrje që vota të mos publikohet në rrjete sociale.




