Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë një tenderi për sigurimin fizik në objektet shëndetësore në Prizren ka paraqitur dokumentacion të rremë, përfshirë një faturë të pavlefshme, me qëllim ndikimin në procesin e prokurimit.
Prokuroria kërkon që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe për individin është propozuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike.




