Një paraqitje e një vajze të mitur në një tubim zgjedhor të LVV-së ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike. Videoja e recitimit të saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa përmbajtja e poezisë ka shkaktuar debat dhe kundërshtime.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar shqyrtimin e rastit dhe vlerësimin nëse është shkelur rregullorja zgjedhore për përfshirjen e të miturve në aktivitete të fushatës.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra politike, ku kritikët pretendojnë se fëmijët nuk duhet të përdoren në përballje politike, ndërsa mbështetësit e LVV-së kanë mbrojtur paraqitjen e vajzës. Tashmë sytë janë te PZAP-i, institucioni kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore, i cili pritet të vendosë nëse rasti përbën shkelje të rregullave të fushatës.




