Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjatë vizitës në Prishtinë ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet Kosovën në rrugën eurointegruese, por theksoi se kjo kërkon institucione të forta dhe funksionale.
Ai u bëri thirrje liderëve politikë që integrimin në BE ta vendosin mbi ndarjet partiake dhe të fokusohen në reforma, si dhe në përmbushjen e obligimeve nga dialogu me Serbinë./EO/




