Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar si të bazuar ankesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me përfshirjen e një fëmije në aktivitetet e fushatës zgjedhore.
Sipas vendimit, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i është shqiptuar gjobë prej 5,100 eurosh për shkelje të rregullave zgjedhore. Partia obligohet që shumën ta paguajë brenda 15 ditësh.
IKD ka vlerësuar vendimin si të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe respektimin e ligjit në proceset zgjedhore.




