Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka marrë pjesë në Forumin për Politikat Bujqësore 2026 që po mbahet në Prishtinë.
Ai tha se integrimi evropian mbetet udhërrëfyesi kryesor i reformave në bujqësi dhe zhvillim rural, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për përafrim me standardet e BE-së.
Muja foli edhe për reformimin e skemave të subvencioneve, si dhe investimet në ujitje dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.




