Juristja Flutura Kusari ka deklaruar se punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat.
Sipas saj, arsyeja lidhet me mosndarjen e buxhetit nga qeveria apo parlamenti, që sipas ligjit i takon RTK-së.
Kusari e ka cilësuar këtë situatë si presion politik në kohë fushate zgjedhore, duke kritikuar edhe heshtjen e bordit të RTK-së.




