Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është vlerësuar me mirënjohjen më të lartë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OEMVP), në 20-vjetorin e themelimit të saj.
Ky vlerësim u dha për bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm ndërmjet dy organizatave në fushën ekonomike dhe të biznesit.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, falënderoi OEMVP-në dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sektorit privat.




