Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin “Subvencionet”, mbrojtja e të akuzuarit Luan Statovci ka kërkuar përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Medie Bytyqi.
Avokati Naim Rudari ka pretenduar se vendimet e trupit gjykues janë marrë para seancës, duke ngritur dyshime për procedurën, ndërsa prokuroria dhe një pjesë e mbrojtjes e kanë kundërshtuar kërkesën.
Gjykata ka vendosur të pezullojë seancat deri në vendimin për kërkesën e përjashtimit nga kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë.




