U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet orientim strategjik dhe interes afatgjatë i vendit, gjatë takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Prishtinë. Ajo theksoi se Kosova është ndër shoqëritë më pro-evropiane në rajon dhe e sheh BE-në si garant të demokracisë, sundimit të ligjit dhe paqes.
Në takim u diskutua për procesin e integrimit evropian, reformat e nevojshme dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Presidenti Costa theksoi rëndësinë e konsensusit ndërpartiak në Kosovë për avancimin e agjendës evropiane dhe përmbushjen e reformave të kërkuara.




