Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj, kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, ku kanë diskutuar për sfidat dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Çitaku ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim dhe stabilitet, duke forcuar partneritetin me aleatët evropianë. Ajo ka shtuar se vendi i Kosovës është në Evropë jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe në vlera.




