Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka njoftuar për takimin me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Prishtinë.
Ai tha se në takim ka riafirmuar përkushtimin e AAK-së ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se BE dhe NATO mbeten orientimi strategjik i vendit.
Gjini ka shtuar se Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe reforma të vazhdueshme në procesin e integrimit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të zgjedhjeve për hapat e ardhshëm politikë.




