Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj disa deklaratave publike, duke thënë se veriu i Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe jo “dhuratë e Rankoviqit”.
Ajo tha se sot në veri është shtrirë rendi dhe ligji dhe se kjo, sipas saj, po i pengon disa eksponentë politikë.
Pacolli shtoi se reagimet ndaj qeverisjes aktuale synojnë të dëmtojnë institucionet, duke përmendur edhe emërtimin e një rruge në veri me emrin “Isa Boletini”.




