Kosova ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa është kritikuar për ngërçin politik dhe vonesat në reforma.
Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin për Kosovën, duke mbështetur rrugën evropiane të vendit dhe avancimin e statusit kandidat. Raporti shpreh shqetësim për bllokadën institucionale dhe kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Ndërkohë, në Kongresin amerikan, kongresmeni Keith Self kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë rajonale./EO/




