Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po prezanton themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, duke e cilësuar atë si propagandë.
Sipas tij, Fondi është i paraparë me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor që nga viti 2014 dhe nuk përbën një ide të re. Hoti tha se, pas pesë vitesh qeverisje, sigurimet shëndetësore ende nuk janë funksionalizuar dhe vazhdojnë të mbeten premtim.
Ai shtoi se qytetarët meritojnë të dinë se kur fondi do të nisë të mbulojë shërbimet dhe shpenzimet shëndetësore, duke vlerësuar se funksionalizimi i sigurimeve do të lehtësonte ndjeshëm buxhetin e familjeve.




