Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin.
Ai tha se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e Leonit Aliut nga Rezalla e Skenderajt dhe Jetmir Binakut nga Gllobari i Drenasit, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i paharruar.
Lushtaku u ka shprehur ngushëllime familjeve Aliu dhe Binaku, duke u solidarizuar në këtë humbje të rëndë.




