Një qytetare ka raportuar në polici se në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë të Veriut i kishin humbur telefoni mobil dhe portofoli me para.
Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka njoftuar se sendet e gjetura nga babai i tij janë dorëzuar në polici me udhëzimin e tij.
Pas verifikimeve të nevojshme, policia ka bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe parave tek pronarja e tyre.
Policia ka falënderuar qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe bashkëpunimin me institucionet.




