Në Prishtinë është mbajtur një protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë, në mbështetje të protestave kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri.
Protestuesit kanë kundërshtuar projektet për investime turistike në zona të mbrojtura si Zvërneci dhe Ishulli i Sazanit, duke shprehur shqetësime për ndikimin në mjedis dhe hapësirat publike.
Aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë theksuar se këto projekte cenojnë interesin publik dhe natyrën, ndërsa kanë shprehur solidaritet me protestuesit në Shqipëri./EO/




