Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Në këtë samit do të diskutohen perspektiva evropiane e rajonit, Plani i Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.
Haxhiu pritet të përfaqësojë Kosovën dhe të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal.




