Gjykata Supreme e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me mbështetjen e OSBE-së, kanë mbajtur një takim ndërinstitucional me fokus në forcimin e praktikave gjyqësore dhe prokuroriale.
Në takim u diskutuan çështjet e paraburgimit, sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe harmonizimi i praktikave në sistemin e drejtësisë.
Përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.




