Analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se kriza institucionale dhe bllokada politike po e dëmtojnë rëndë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, vendi po funksionon kryesisht me institucione në detyrë, gjë që po ndikon në qasjen ndaj fondeve të Bashkimit Evropian dhe procesit integrues.
Kasolli theksoi se Kosova po mbetet e fundit në rajon për përfitim nga fondet evropiane, duke paralajmëruar pasoja ekonomike dhe politike nëse kriza vazhdon./EO/




