Lulzim Rafuna është rizgjedhur në krye të Odës Ekonomike të Kosovës për një mandat të ri, pas procesit zgjedhor të mbajtur në Prishtinë.
Pas rizgjedhjes, ai falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e dialogut me institucionet dhe mbështetjen e komunitetit të biznesit në vend.




