Besian Mustafa, kandidati për deputet i LDK-së dhe djali i veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, të cilën e përshkroi si shpirtin më të dashur në jetën e tij.
Ai bëri të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në ora 16:40, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
“Sa të kem frymë, do të të kujtoj, Nanë”, ka shkruar Mustafa në mesazhin e tij prekës.




