Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bahrije Mustafës, duke e cilësuar atë si një grua fisnike dhe të rrallë.
Ai vlerësoi kontributin e saj në ruajtjen e kujtimit dhe veprës së veprimtarit Xhemail Mustafa, duke theksuar se ajo përfaqësoi dinjitet, qëndresë dhe përkushtim ndaj familjes dhe vendit.
Abdixhiku u shprehu ngushëllime familjes Mustafa, duke theksuar se kujtimi për Bahrije Mustafën do të mbetet i përhershëm.




