Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona gjatë një aksioni në fshatin Pozheran të Vitisë, nën dyshimin për organizim të bixhozit të kundërligjshëm.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprimtarinë e dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan.




