Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në prezantimin e progresit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e cilësuar atë si një nga projektet më të rëndësishme për trashëgiminë dhe kujtesën historike të Kosovës.
Ai theksoi se ky projekt synon ruajtjen dhe dokumentimin e historisë së familjes Jashari për brezat e ardhshëm. Kurti njoftoi se gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës, duke hapur rrugën për zbatimin e ndërhyrjeve konkrete në terren.
Sipas tij, institucionet do të vazhdojnë të mbështesin realizimin e projektit sipas standardeve më të larta profesionale./EO/




