E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka vlerësuar se Kosova përballet me sfida në sektorin energjetik dhe ka nevojë për burime më të qëndrueshme të furnizimit.
Ajo theksoi se përfshirja në projektet rajonale të gazit natyror dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në rritjen e sigurisë energjetike, uljen e varësisë nga importi dhe stabilizimin e furnizimit me energji.
Sipas saj, një partneritet afatgjatë energjetik me SHBA-në do të sillte përfitime ekonomike dhe do të forconte pavarësinë energjetike të Kosovës./EO/




