Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se afati për aplikim për përfitimin e 100 eurove nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 do të mbetet i hapur edhe gjatë ditës së nesërme.
Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë aplikuar, përfshirë studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik, që të plotësojnë aplikimin brenda afatit dhe të sigurohen që të dhënat e vendosura janë të sakta, në mënyrë që procesimi të kryhet pa probleme.
Sipas Muratit, studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit jo-publik përmes formularit elektronik në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).




