Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka refuzuar projektin për gazin amerikan për Kosovën.
Sipas Hoxhajt, ky vendim mund të ketë pasoja të mëdha për vendin dhe pritet të bëhet një nga temat kryesore të debatit politik në periudhën e ardhshme.
Ai theksoi se çështja e gazit amerikan do të jetë një nga pikat kryesore të përballjes politike, duke e cilësuar atë si një zhvillim me ndikim të rëndësishëm për Kosovën.




