Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Takimi u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u diskutua për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit policor dhe ndërinstitucional mes dy vendeve.
Gjatë takimit, drejtori Hoxha falënderoi ambasadorin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet e Hungarisë.




