Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për anulimin e projektit të centralit me gaz amerikan, duke e cilësuar si gabim strategjik me pasoja ekonomike për vendin.
Në një postim në Facebook, ai tha se projekti kishte rëndësi jo vetëm energjetike, por edhe për partneritetin me SHBA-në.
Sipas tij, anulimi i tij i ka kushtuar qytetarëve dhe ka dëmtuar zhvillimin energjetik të Kosovës, ndërsa kërkoi që projekti të rikthehet si prioritet.




