Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ilir Rama, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve, që po mbahet në Oberammergau të Gjermanisë, nën organizimin e NATO-s.
Konferenca mbledh përfaqësues të lartë ushtarakë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, me fokus në sfidat e sigurisë, prioritetet strategjike dhe shkëmbimin e përvojave.
FSK ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje shërben për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të nënoficerëve të saj.




