Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se do ta jetësojë projektin për lidhjen e Kosovës me gazin amerikan, nëse merr drejtimin e qeverisë.
Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm për sigurinë energjetike, uljen e kostove dhe rritjen e investimeve në vend, duke theksuar se Kosova nuk duhet të vazhdojë të varet nga importet e shtrenjta të energjisë.
Hamza nënvizoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetik për Kosovën dhe se bashkëpunimi me SHBA-në duhet të forcohet edhe më tej në fushën e energjisë.




