KEK ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik pas sanimit të defekteve teknike.
Njësia aktualisht po funksionon në mënyrë stabile dhe është vënë në dispozicion të sistemit energjetik të vendit./EO/