Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet prokurimi për furnizim me pajisje në Policinë e Kosovës.
I dyshuari me inicialet N.R. po hetohet për veprat penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet përkatëse.




