Në Ditën Botërore të Mjedisit është mbajtur një tryezë diskutimi për deponitë ilegale në Kosovë, ku është prezantuar raporti mbi hartëzimin dhe vlerësimin e tyre, i organizuar nga EcoZ me mbështetjen e EULEX-it.
Në takim u theksua se ndotja e ujërave, menaxhimi i kundërligjshëm i mbeturinave dhe prerjet ilegale të pyjeve mbeten ndër format kryesore të krimit mjedisor në vend.
Pjesëmarrësit vunë në pah nevojën për forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e bashkëpunimit institucional dhe vetëdijesimin e qytetarëve, si dhe u diskutua për strategjitë ekzistuese për menaxhimin e mbeturinave dhe reduktimin e deponive ilegale në Kosovë./EO/




