Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.
Ajo ka kërkuar trajtim të drejtë dhe të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar se vendi ka bërë reforma të rëndësishme dhe po punon për avancimin e këtij procesi.
Haxhiu ka thënë se Kosova pret hapa konkretë drejt integrimit, përfshirë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave, duke e cilësuar integrimin në BE si proces që lidhet me paqen, demokracinë dhe zhvillimin./EO/




