Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përsëritur thirrjen për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të mbështetura nga SHBA.
Sipas ambasadës, rritja e kërkesës për energji dhe kostot e larta të importit e bëjnë të nevojshme diversifikimin e burimeve energjetike në Kosovë.
Ajo thekson se përfshirja në këto projekte do të ndihmonte në forcimin e sigurisë energjetike, uljen e varësisë nga importet dhe stabilizimin e çmimeve të energjisë, si dhe në thellimin e partneritetit ekonomik me SHBA-në.




