Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar produkte të dyshuara si falsifikime, kryesisht patika me marka të njohura.
Sipas autoriteteve, vlera e mallit të konfiskuar arrin rreth 200 mijë euro. Produktet janë vendosur nën mbikëqyrje dhe rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë.
Institucionet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e konsumatorëve.




