Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon përkushtim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ndërsa sipas ekspertëve ka disa sjellje që çiftet e lumtura i shmangin.
Ata nuk flasin negativisht për partnerin me të tjerët, nuk kritikojnë vazhdimisht njëri-tjetrin dhe nuk luajnë rolin e viktimës apo nuk e fajësojnë gjithmonë partnerin për problemet.
Po ashtu, çiftet e shëndetshme nuk e krahasojnë lidhjen e tyre me të tjerët, por fokusohen në ritmin dhe zhvillimin e marrëdhënies së tyre, duke ndërtuar besim dhe stabilitet së bashku.




