Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se Kosova duhet të forcojë institucionet dhe stabilitetin politik për të avancuar drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në një intervistë, ai tha se mbështetja e aleatëve për Kosovën është e qartë, por progresi nuk vjen automatikisht dhe varet nga reformat dhe funksionimi i shtetit.
Sipas tij, Kosova duhet të dëshmojë demokraci të besueshme, institucione funksionale dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet.
Ai shtoi se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë shtete të qëndrueshme dhe të afta për vendimmarrje, ndërsa theksoi se ngërçet politike mund ta dëmtojnë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.




